Connect with us

Horoskop

Nga Dashi te Peshqit/Keto jane shenjat me me fat, ja parashikimi sipas Jorgo Pulles i ketij muaji qe vjen Qershor

Published

on

Dashi

Gjatë këtij viti do të jeni shumë aktivë dhe do dini ta shfrytëzoni si duhet energjinë që do t’iu japin yjet. Do ndiheni gjithmonë të fortë, ambiciozë, të guximshëm dhe më të sigurt për hapat që duhet të hidhni. Më në fund do ta kaloni periudhën e pikëpyetjeve të shumta dhe dyshimeve dhe pasi të keni reflektuar gjatë do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapa. Për sa i përket çështjes së ndjenjave, ju do të dashuroni, por edhe do të urreni fort. Shkurti do jetë muaji kur do preferoni të qëndruar paksa vetëm, por më pas do riktheheni me pasion në lidhjen që keni. Si për çiftet ashtu edhe për beqarët priten edhe surpriza, sidomos në Qershor. Në punë, muajt e parë nuk do iu ecin siç e kishit menduar. Gjërat do bëhen shumë ngadalë, megjithatë nuk do iu mungojnë idetë. Më pas situata do të rregullohet, ju do të motivoheni dhe do arrini ku doni. Shëndeti do të ketë ulje dhe ngritje. Stresi dhe lodhja do jenë ato që do sjellin disa probleme, por asgjë serioze. Këshillohuni me miq e të afërt pasi do t’iu ndihmojnë. Financat do përmirësohen goxha pas muajit maj. Disa këshilla të vyera që iu japin yjet për këtë vit janë: Kujdesuni për veten, dëgjojini të tjerët dhe mos u tregoni të ashpër me veten tuaj!

Demi

Në përgjithësi gjërat do shkojnë mirë për ju gjatë 2026-ës. Vërtet do ngrini disa pikëpyetje për vazhdimësinë e jetës suaj, por do jeni të aftë të zgjidhni gjithçka. Mos hezitoni të luftoni për atë që doni. Priten goxha ndryshime për ju këtë vit. Për sa i përket dashurisë, nuk do jeni në periudhën më të mirë. Nuk do t’i përkushtoheni sa duhet personit në krah dhe do ndodhin disa trazira gjatë muajit gusht. Ju do keni disa objektiva në kokën tuaj dhe nuk do merrni mendimin e partnerit, çka do sjellë debate. Gjithçka duhet ta zgjidhni me qetësi dhe dialog. Beqarët do t’i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do ta kenë prioritare dashurinë. Në punë do ndiheni shumë të sigurt dhe do të jeni të suksesshëm. Asnjë vështirësi nuk do t’iu trembë këtë vit. Shëndeti do të jetë i shkëlqyer dhe do ndiheni përherë në formë. Financat mund të kenë disa tronditje të vogla. Disa këshilla të vyera që iu japin yjet për këtë vit janë: Kini besim tek vetja dhe mos lejoni askënd t’iu bëjë për budalla.

Advertisement

Binjakët

2026 do të jetë një vit i shenjtë për ju. Edhe kur të kaloni sfida e vështirësi, gjërat do përmirësohen dita ditës. Priten ndryshime të mëdha dhe ju nuk do t’i shihni më gjërat dhe njerëzit njësoj. Jupiteri do sjellë suksese të njëpasnjëshme thuajse në të gjitha fushat. Përgatituni edhe për një propozim të rëndësishëm, të cilin nuk duhet ta refuzoni për asnjë arsye. Dashuria në 2026-ën do të jetë antistresi juaj. Ajo do t’iu qetësojë dhe do t’iu japë më shumë forcë. Disa marrëdhënie do të marrin një dimension tjetër. Nuk do mungojnë përkëdheljet e fjalët e ëmbla, por mund të ketë në disa raste edhe keqkuptime në çift. Beqarët duhet të bëhen gati për të papritura të këndshme. Në punë, tre muajt e parë do jenë shumë të lehtë, ndërkohë që më pas do t’iu duket gjithçka më e vështirë. Gjithsesi falë Jupiterit gjërat do të riekuilibrohen. Përvoja dhe komunikimi do jenë armët më të forta. Financat do të mbeten të qëndrueshme. Gjendja shëndetësore do jetë shumë e mirë. Do t’i dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe do kujdeseni më tepër për veten. Disa këshilla të vyera që iu japin yjet për këtë vit janë: Pranojini ndryshimet, komunikoni sa më shumë dhe jini të përgatitur për të papritura.

Gaforrja

Më në fund ju gaforret do merrni frymë lirisht gjatë këtij viti. Nuk do të jeni aspak nën presion dhe do të ndiheni më të qetë se kurrë. Intuita juaj në 2026 do të jetë fantastike dhe instinkti do t’iu tregojë ku dhe drejt kujt të drejtoheni. Për sa i përket dashurisë, këtë vit do dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen, do dëgjoni instinktin dhe ndjesitë e momentit. Nuk do të neglizhoni asnjë mundësi për të përjetuar emocione të bukura. Një këshillë nga yjet është që ta lini tjetrin të flasë pak më shumë dhe ju duhet të dëgjoni. Nuk do të dilni të humbur! Edhe për beqarët do të jetë një vit pasionant dhe entuziazmues. Në punë do të keni suksese të njëpasnjëshme. Të gjitha përpjekjet e bëra do të japin frytet e duhura. Financat do dini t’i menaxhoni si duhet dhe nuk do kenë tronditje. Edhe shëndeti do jetë i mirë si ai fizik, ashtu edhe ai moral. Muajt kur do ndiheni më energjikë do të jenë korriku dhe gushti. Disa këshilla të vyera që iu japin yjet për këtë vit janë: Ndiqni intuitën tuaj, lërini të tjerët të flasin dhe bëni atë që doni.

Advertisement

Luani

Eh çfarë viti do të jetë 2026 për ju! Pritet një ndryshim shumë i madh në anën profesionale dhe çdo gjë do jetë ndryshe nga më parë. Mos kini frikë, ndiqni rrugëtimin tuaj dhe mos ua vini veshin llafeve që të tjerët thonë për ju. Në dashuri do t;ju duhet të rishpikni çdo gjë, që nga mënyra sesi dashuroni, mënyra sesi e menaxhoni lidhjen, si e suprimoni tjetrin e gjithçka. Në muajit e parë mund të keni debate, madje edhe ndarje të përkohshme, por duke filluar nga muaji Qershor çdo gjë do ecë më mirë. Mos mbani të fshehta, thuajeni atë që keni në mendje dhe mos mbani inate përbrenda vetes. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë, por duhet të presin momentin e duhur. Në punë gjërat do ju ecin më së miri. Mbani mend datën 21 Qershor pasi do ndodhe diçka e jashtëzakonshme. Edhe financat do përmirësohen me kalimin e muajve. Shëndeti mund të ketë probleme të vogla për shkak të lodhjes. Stresi gjithashtu do jetë armik i madh kështu që duhet të kujdeseni më tepër për veten.

Virgjëresha

Në 2026-ën për ju do të ndryshojë e përditshmja dhe zakonet që keni. Gjithsesi duhet thënë se do jeni shumë të vendosur në çdo fushë dhe mjaft këmbëngulës. Do vendosni të ndryshoni disa gjëra si asnjëherë më parë dhe të tjerët do t’iu shohin me një sy tjetër. Tre muajt e parë do të jenë ata më produktivët për ju. Për jetën në çift do të jetë një vit vendimtar. Ka mundësi që yjet t’iu afrojnë me partnerin dhe do kaloni më shumë momente romantike. Debate mund të ketë pak më shumë në fund të vitit. Nëse jeni beqarë, 2026 do të jetë plot mundësi, kështu që përfitoni sa të mundeni. Fundi i Majit dhe fillimi i Qershorit do jenë më të suksesshmit në dashuri. Në punë do jeni seriozë, të motivuar dhe reflektoni besim tek të gjithë. Priten disa ndryshime pozitive sidomos gjatë shkurtit. Në fund të vitit përgjegjësitë do t’iu shtohen, do të lodheni pak më tepër, por do keni përfitime nga të gjitha anët. Financat do përmirësohen pas mesit të vitit, por duhet të bëni kujdes me menaxhimin e tyre. Nëse nuk e teproni me lodhjen, shëndeti nuk ka për të pasur asnjë lloj problemi.

Advertisement

Peshorja

Gjërat nuk ju kanë ecur mirë deri tani? Harroni çdo gjë, pasi 2026 do të vijë ndryshe. Nuk do ekzistojnë më dyshimet dhe shqetësimet që ju frenonin, tashmë qetësia do mbizotërojë dhe ju do të ecni përpara. Jeta sentimentale do jetë përgjithësisht e mirë. Edhe pse do jeni të ngarkuar, ju do ta gjeni kohën për t’u përqafuar e për të qëndruar me partnerin. Nëse ndani çdo gjë dhe nëse e mbështesni njëri-tjetrin asgjë nuk do ju ndajë dot. Shtatori do të jetë muaji kur do dashuroheni me më shumë pasin. Beqarët nga ana tjetër mund të kenë takime shumë interesante në fillim të verës dhe në fund të vitit. Në punë nuk do mungojnë aspak mundësitë që ju të tregoni aftësitë tuaja. Me vendosmërinë dhe guximin që do keni do të arrini gjithçka që doni pavarësisht se do të keni goxha kundërshtarë. Financat nuk do jenë të këqija, por mundohuni të jeni të arsyeshëm me shpenzimet. Shëndeti do të jetë përgjithësisht i mirë.

Akrepi

Gjatë këtij viti priten goxha trazira për ju. Nuk do jeni më të qetë si një vit më parë dhe rehatia do të marrë fund. Ka mundësi të bëni edhe zgjedhje përfundimtare, por kjo nuk do të thotë që të jenë të pamenduara. Mos u mërzitni, pasi të gjitha këto janë normale dhe kushdo i kalon në jetë, thjesht ju ka ardhur koha të rebeloheni pak më shumë. Do ta dëgjoni më shumë veten dhe dëshirat tuaja. Dashuria do ketë ulje dhe ngritje pasi një ditë do jeni gati për zyrtarizime, e një ditë tjetër do kërkoni lirinë tuaj dhe pak kohë për veten. Nëse jeni beqarë do të keni një vit më të mirë. Do iu jepen plot mundësi për njohje të reja, prej të cilave duhet të përfitoni sa më shumë. Për jetën profesionale do të jetë një vit premtues edhe pse do kaloni pengesa. Pas disa konflikteve dhe mundimeve, ju do shkëlqeni si kurrë më parë. Financat nuk do jenë të këqija. Shëndeti do ketë vetëm disa shqetësime të vogla, por asgjë për t’u shqetësuar.

Advertisement

Shigjetari

A do jetë 2026 një vit mi mbarë për ju? A do të arrini ato që doni? Po! Fati do t’iu buzëqeshë, por nuk duhet të tregoheni mendjemëdhenj. Dëgjoni instinktin dhe do dilni të fituar. Jeta sentimentale nuk do jetë tërësisht e qetë. Mundoheni të largoni ankthin, të flisni më tepër me partnerin, të ndani me të dyshimet dhe frikërat, pasi do iu bëjë shumë mirë. Beqarët do kenë njohje mjaft interesante, por mirë është të mos besojnë verbërisht. Le t’i marrin gjërat shtruar dhe të vendosin kur të jetë koha e duhur. Në punë do keni projekte të reja, por mund të ndodhin edhe disa vonesa. Tregohuni të qetë, mos e mbivlerësoni veten gjithë kohës dhe mos e humbni shpresën. Fillimi i vitit do jetë pak më i sikletshmi e më pas gjithçka do rregullohet. Me financat bëni kujdes sepse gabimi më i vogël mund të jetë fatal. Shëndeti do të jetë i mirë. Do ndiheni goxha në formë.

Bricjapi

Gjatë këtij viti do vazhdoni ato që keni nisur një vit më parë dhe do përparoni drejt qëllimeve tuaja me forcë e vendosmëri. Do të jeni më pak të shqetësuar de do keni performanca më të mira. Për dashurinë do të jetë një vit pozitiv. Mundohuni që lumturinë dhe harenë që do arrini në çift ta mbani sa më gjatë. Për çdo gjë flisni hapur me partnerin dhe nuk do të lindin aspak keqkuptime. Beqarët do të jenë më të shoqërueshëm dhe më të hapur se më parë. Kjo do t’i ndihmojë të takojnë persona vërtet interesantë. Në punë nuk d t’iu ndalë asgjë dhe askush. Më në fund e keni gjetur çelësin e suksesin. Financat duhen pasur më nën kujdes se kurrë pasi nuk do jenë në gjendjen më të mirë. Shmangni blerjet e mëdha e të panevojshme. Fizikisht do ndiheni për mrekulli. Nuk do kaloni as viroza të shumta si një vit më parë.

Advertisement

Disa këshilla të vyera që iu japin yjet për këtë vit janë: Shprehini me zë të lartë dëshirat tuaja dhe mos u merrni aspak me ziliqarët.

Ujori

Gjatë këtij viti ju do të jeni më të kthjellët, më kërkues dhe do të bëni zgjedhjet e duhura. Do dini të përshtateni më së miri edhe me gjërat e reja që do të ndodhin dhe më në fund do ndiheni më të pavarur. Për sa i përket dashurisë, në 2026-ën do të shijoni të gjitha shijet e saj, të mirat dhe të këqijat. Mundohuni të jeni sa më të sinqertë me partnerin dhe shprehini ndjenjat, Mund të kaloni edhe disa kriza, por që do kalojnë më shpejt nga sa mendoni. Beqarët nuk duhet të vrapojnë shumë pas dikujt sepse do gabojnë. Në punë keni për të pasur goxha arritje nëse tregoheni të vendosur dhe ndiqni një disiplinë strikte. Sfidat nuk do të mungojnë, por ato në të vërtetë e bëjnë çdo gjë edhe më interesante. Financat do të kenë disa të papritura. Shëndeti nuk do jetë në formën më të mirë, por as shumë i keq nuk do të jetë.

Peshqit

Advertisement

Gjatë këtij viti do t’iu duhet të kaloni disa sfida, të cilat do jenë vërtet të vështira. Gjithsesi gjëja e mirë është që ndryshe nga më parë, do të jeni më luftarakë. Dëgjojeni intuitën dhe do të arrini atje ku doni. Jeta sentimentale do ketë ulje dhe ngritje, përveç shkurtit kur mund të kaloni momente pasiononte. Bëni shumë kujdes me xhelozinë. Për beqarët nuk është e sigurt nëse do të ndodhin ngjarjet e shumëpritura. Le të bëjnë pak durim sepse asnjëherë nuk i dihet. Për punën 2026 do të jetë vit plot sfida, por falë vendosmërisë suaj dhe mbështetjes së planetëve pritet të jetë edhe i suksesshëm. Shpesh do t’iu lindin edhe ide të shkëlqyera që do t’i habitin edhe shefat tuaj. Mund të ndryshoni edhe pozicionin e punës, sigurisht që për mirë. Në tetor do të ndodhë diçka vërtet emocionuese. Financat do kenë herë pas here tronditje të vogla. Shëndeti nuk do të jetë i keq, por mundohuni të ushqeheni si duhet dhe të mos e teproni me qëndrimin zgjuar në orët e natës.

Disa këshilla të vyera që iu japin yjet për këtë vit janë: Shëroni plagët e vjetra, përqendrohuni tek gjërat pozitive dhe lëreni të lirë kreativitetin tuaj.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskop

Lodhja e madhe në punë do sjellë probleme. . ./Astrologu Paolo Fox parashikon keto 8 shenja per ndryshime te medha

Published

on

Dashi

Mërkuri do ju bëjë shumë energjikë gjatë kësaj jave dhe do jeni të pandalshëm. Ju të dashuruarit nuk duhet të bini pre e intrigave të disa personave dhe të debatoni ashpër me partnerin tuaj. Xhelozia juaj do jetë e pajustifikuar dhe do hapni probleme të kota. Nëse jeni beqarë do keni takime të rëndësishme dhe shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Në planin financiar si gjithmonë do shpenzoni pa maturi dhe situata do vazhdojë të jetë e paqëndrueshme. Lodhja e madhe në punë do sjellë probleme shëndetësore. Jo vetëm që do jeni nervozë, por mund të keni dhimbje koke dhe shpine. Në punë do jetë javë e ngarkuar. Do bëni mirë t’i merrnit gjërat shtruar sepse askush nuk do ua dijë për nder.

Demi

Nëse keni shpresuar për një javë plot hare dëshirat nuk do ju plotësohen. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë e tensionuar dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Partneri do jetë më kokëfortë se ju dhe nuk do bëjë asnjë tolerim. Ju beqarët do e lini veten të udhëhiqeni nga pasioni dhe do kaloni momente shumë të këndshme. Për ju është më i rëndësishëm momenti, jo e ardhmja. Për shkak të shpenzimeve të nevojshme që do kryeni, situata do ketë disa tronditje në fillim të javës. Për shëndetin duhet të kujdeseni më tepër. Mos neglizhoni asnjë shqetësim sado të vogël. Sipas astrologut, në punë do iu vendosin përpallë sfidave të vështira, por ju do i kaloni më shumë sukses.

Advertisement

Binjakët

Merrini gjërat shtruar këtë javë dhe mos kërkoni asgjë me ngulm pasi vetëm ashtu nuk do lëndoheni. Nëse jeta juaj në çift ka kohë që nuk po shkon ashtu si duhet, kërkoni një mënyrë për ta sqaruar sa më parë situatën. Nëse zgjidhja e fundit është ndarja bëjeni këtë që të jeni më të qetë. Ju beqarët do afroheni shumë me një mik të vjetër dhe nga fundi i javës pritet të ndodhë diçka e veçantë. Në planin financiar duhet vendosur një strategji strikte kursimi. Po vazhduat të shpenzoni do keni probleme. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë me shqetësime. Mire do ishte të fillonit ndonjë dietë të lehtë, pa e ekzagjeruar. Në planin profesional do ndërmerrni iniciativa të mëdha dhe do arrini shumë afër qëllimit final.

Gaforrja

Shfrytëzojeni sa më shumë të mundeni çdo moment gjatë kësaj jave sepse do kënaqeni pafund. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë shumë më harmonike dhe në krahët e partnerit do ndiheni më të dashuruar. Edhe pse të angazhuar me shumë punë do e gjeni kohën për të kaluar pak kohë me të dashurin e zemrës. Ju beqarët ka shumë mundësi të bëni çdo lloj çmendurie vetëm që gjendja sentimentale t’iu ndryshojë. Miqtë do iu japin edhe një ndihmë. Në planin financiar do kryeni edhe transaksione të rëndësishme kështu që gjendja do mbetet e qëndrueshme. Shëndeti ditët e para do jetë delikat, por me kalimin e kohës do vijë duke u stabilizuar. Në punë duhet të ruani vetëkontrollin në mënyrë që gjërat t’iu ecin si duhet.

Advertisement

Luani

Mërkuri do ndikojë shumë këtë javë në jetën tuaj në çift dhe do ua ndryshojë ritmin që keni ndjekur deri më tani. Për ju të dashuruarit pritet të vijë një periudhë e mirë. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do dini si të kërkoni falje. Ju beqarët do ndiheni tërësisht të braktisur nga yjet dhe do e vuani tej mase këtë pjesë. Sado që do mundoheni nuk do arrini dot ta bëjnë për vete atë që pëlqeni. Edhe gjendja financiare do lërë shumë për të dëshiruar. Do tundoheni nga disa objekte dhe nuk do pyesni për harxhimet. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të mbetet e mirë edhe për disa kohë nëse tregoheni të kujdesshëm. Në punë, mundi i kohëve të fundit do japë frytet e veta. Keni për t’u ndier më së miri dhe madje do përfitoni edhe ngritje në detyrë.

Virgjëresha

Për shkak të vështirësive që do ketë kjo javë mundohuni të jeni disi më të logjikshëm me çdo fjalë apo veprim. Jeta juaj në çift do kalojë një periudhë mjaft delikate. Në shumë momente do keni dyshime për atë që keni në krah dhe do e pyesni gjerë e gjatë. Mund edhe ta lëndoni pa dashje. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe jeta do iu ndryshojë rrënjësisht. Gjërat ndodhin atëherë kur më pak i pret. Financat do kenë përmirësime të vogla, por që do ju ndihmojnë të dilni nga situata ku ndodheni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, megjithatë do ndiheni pak më mirë se disa kohë më parë. Në punë do filloni projekte të rëndësishme dhe mjaft fitimprurëse. Mos e ndalni veten për asnjë çast dhe bëni atë që do ju duket më e logjikshme.

Advertisement

Peshorja

Gjatë kësaj jave do jetë Venusi që do ju mbështesë dhe do ju mbajë larg problemeve. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e keqe. Të dy do tregoheni tolerantë dhe do kërkoni falje për gabimet që keni bëre dikur. Ju beqarët do keni takime të mrekullueshme dhe më në fund edhe ju do përjetoni emocionet e të qenit çift. Sipas astrologut, në planin financiar duhet një strategji më e mire për të arritur stabilizimin e buxhetit. Kërkoni ndihme nëse nuk mundeni dot vete. Shëndeti nuk do jetë problematik. E vetmja gjë që mund t’iu bëjë të ndiheni keq është nervozizmi. Jeta profesionale do ketë më shumë vështirësi sesa ju mendonit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe rregullojini me qetësi problemet.

Akrepi

Për fat të keq gjërat nuk do ju ecin shumë mirë këtë javë. Ambienti për ju që keni një lidhje do jetë i trazuar dhe i mbushur me debate. Nuk do mungojnë as ofendimet për njëri-tjetrin. Ju beqarët do influencoheni njëkohësisht nga shumë planetët. Disa do iu bëjnë më të hapur e disa të tjerë do iu frenojnë të dilni nëpër takime. Mirë do ishte të ndiqnit zemrën. Financat nga ana tjetër nuk pritet të jenë të këqija. Do kryeni transaksione të rëndësishme dhe e ardhmja do përmirësohet. Shëndeti do jetë paksa delikat. Do keni probleme me gjumin dhe me rezistencën fizike. Pini çdo darkë një filxhan kamomil. Në punë do jeni më të vendosur se kurrë për të arritur atje ku dëshironi. Priten projekte të mëdha.

Advertisement

Shigjetari

Këtë javë do jeni me shumë fat. Planetët do ju përkëdhelin tej mase. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë e qetë dhe pa të reja. Mundohuni të paktën të mos e lini pas dore njëri-tjetrin sepse kjo do sjellë probleme më vonë. Ju beqarët do jeni të papërqendruar dhe nuk do arrini dot të krijoni një lidhje të qëndrueshme. As kjo javë nuk do jetë e duhura për ju. Buxheti fatmirësisht do jetë i mirë. Vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat dhe të mos shpenzoni kuturu. Shëndeti në përgjithësi do jetë i qetë. Pak kujdes duhet të bëni nëse jeni me dietë. Në punë do iu bëhen propozime interesante të cilat nuk duhet t’i humbni. Vetëm në këtë mënyrë do arrini atje ku keni pasur gjithmonë synim.

Bricjapi

Mos i merrni gjërat me nxitim gjatë kësaj jave sepse po gabuat nuk do ringriheni dot lehtësisht. Nëse keni një lidhje tregohuni pak me tolerantë sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia me të do mbetet e qëndrueshme. Lërini pas problemet e së shkuarës. Ju beqarët do fiksoheni pas personave ose shumë më të vegjël ose shumë më të mëdhenj se vetja. Kujdes sepse ndryshimi i madh në moshë rrallë herë sjell harmoni pa kufi. Me financat do jeni shumë të kujdesshëm dhe do shpenzoni nga pak. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime që lidhen me organin tretës dhe me kolesterolin. Në punë do keni fatin të provoni edhe sfida të reja vetëm që të ndryshoni rutinën e gjërave dhe të provoni veten. Kujdes vetëm me padurimin.

Advertisement

Ujori

Këtë javë do keni një aftësi të adhurueshme për t’u përshtatur dhe kjo do ju ndihmojë të ecni përpara. Ju të dashuruarit shprehini sa të mundni ato që ndjeni gjithë këtë jave sepse vetëm në këtë mënyrë do mund ta mbani afër partnerin tuaj. Po e latë pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë pa e kuptuar. Ju beqarët do keni çdo ditë takime, por ai mbresëlënësi do realizohet ditën e enjte. Me financat duhet të tregoheni akoma më të matur se më parë. Gjendja nuk do jetë e mirë për shkak se do ju kërkohet me ngulm të shlyeni borxhet e marra më herët. Gjendja shëndetësore do jetë goxha delikate. Mos pini medikamente kot së koti, por flisni sa me pare me një mjek. Në punë priten ndryshime të mëdha, prandaj do ju duhet shumë mund për t’u përshtatur.

Peshqit

Mundohuni që të gjitha emocionet që do ndienin këtë javë t’i shprehni, jo t’i mbani për vete. Ju të dashuruarit do ngrini shumë dyshime për lidhjen që keni ndërtuar dhe gjërat nuk do ecin ashtu si i keni dëshiruar. Mund të keni edhe ndonjë debat me partnerin në momentin që më pak e prisni. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të angazhuar me çështje të rëndësishme dhe nuk do gjeni kohë për të dale me persona që do iu bëjnë ftesa. Dijeni se koha ikën shpejt dhe më pas çdo gjë do jetë më e vështirë. Financat do jenë përgjithësisht të mira dhe nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Gjendja shëndetësore herë pas here do ketë shqetësime. Mos neglizhoni asgjë, por flisni me mjekët. Në punë do mundoheni fort që të arrini atje ku keni dashur dhe për këtë do përballeni edhe me inatet e kolegëve. 

Advertisement
Continue Reading

Horoskop

Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë. . ./Astrologia Susan Miller parashikon dhe flet per keto 9 shenja te horoskopit per javen qe vjen

Published

on

Dashi

Këtë javë do keni energji pafund dhe ide shumë të bukura për ta zbukuruar jetën. Do dini si t’i organizoni gjithmonë gjërat dhe do ndodhin vetëm ngjarje pozitive. Në planin financiar do jetë Marsi ai që do ju mbështesë fort dhe do ju drejtojë në rrugën e duhur. Nuk do ketë vështirësi. Gjendja shëndetësore do vijë duke u përmirësuar pas të enjtes. Do e gjeni kurën për t’u qetësuar edhe nëse keni shqetësime kronike.

Demi

Këtë javë ambienti në jetën tuaj pritet të jetë shumë më i qetë se më parë. Do e keni më të lehtë komunikimin me të gjithë dhe koha do kalojë më lehtësisht se më parë. Të ardhurat do përmirësohen tej mase edhe falë menaxhimit të mirë që keni bërë së fundmi, por edhe për shkak të ndihmës së të afërmve. Sipas astrologes, shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por as problematik. Mund të keni vetëm shqetësime të vogla që do kalojnë sa hap e mbyll sytë.

Advertisement

Binjakët

Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Mundohuni edhe të merreni me gjëra të ndryshme çdo ditë në mënyrë që mos e keni mendjen tek problemet e momentin. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mos e përdorni shumë kondicionerin.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave do keni edhe ditë të trishtuara. Situata në të cilën ndodheni bën të vetën dhe as ju nuk mund të shpëtoni nga stresi. Në planin financiar çdo gjë do ju shkojë më së miri nëse tregoheni vigjilentë dhe të kujdesshëm. Në të kundërt duhet të bëheni gati për probleme. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë sidomos pas të mërkurës. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike bëni më tepër kujdes.

Advertisement

Luani

Mendohuni mirë këtë javë dhe mos bëni gjëra të pamenduara me kujdes. Kreativiteti do ju ndihmojë të arrini atë që doni. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive fale edhe mbështetjes së pakushtëzuar të familjareve. Shëndeti mund te ketë shqetësime të vogla ditët e para, por pas të martës gjendja do jetë shumë më e stabilizuar.

Virgjëresha

Për ju çdo gjë ka për të shkuar për mrekulli gjatë kësaj jave. Dielli, mjedisi ku do jetoni dhe të afërmit do ju shtojnë gëzimin dhe buzëqeshjen. Shpesh do iu duket sikur më parë keni qenë thjesht në një ëndërr të keqe. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për probleme.

Advertisement

Peshorja

Kjo javë do jetë përgjithësisht e këndshme. Komunikimi juaj me të gjithë do jetë i shkëlqyer e kështu do e kaloni më mirë kohën. Mundet edhe të eksperimentoni gatime interesante. Sipas astrologes, financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë. Tre ditët e para do jeni të stresuar dhe do ndiheni pa fuqi, por më vonë situata do qetësohet.

Akrepi

Herë pas here do ju dalin edhe probleme gjatë kësaj jave, megjithatë falë të afërmve do mund t’i kaloni të gjitha. Të gjithë do iu flasin ëmbël dhe do iu bëjnë më optimistë. Në planin financiar do ekzistojë gjithë kohës ekuilibri dhe mund të bëni pa frikë edhe ndonjë shpenzim të vogël për gjërat më të domosdoshme. Shëndeti do jetë i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Konsumoni gjellëra dhe ushqime të shëndetshme.

Advertisement

Shigjetari

Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi. Në disa momente do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar, vetëm se çdo gjë duhet ta bëni online. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe morale dhe do iu duket vetja të pamposhtur nga asgjë.

Bricjapi

Këtë javë duhet patjetër të bëni ndryshime në mënyrë që asnjë çast të mos jetë i mërzitshëm. Ju mund të gjeni mënyra nga më të ndryshme për ta kaluar kohën, mjafton të mendoheni. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervoze, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin.

Advertisement

Ujori

Këtë javë prioritet do ketë familja, fëmijët dhe të afërmit. Do ju kushtoni edhe më shumë rëndësi atyre dhe do flisni herë pas here në telefon dhe në kamera. Perspektivat financiare janë goxha të mira. Do arrini ta mbani gjithë kohës gjendjen të qëndrueshme dhe do i kryeni edhe shpenzimet e nevojshme. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të mbetet e mirë edhe pse mund të keni herë pas here shqetësime elementare.

Peshqit

Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Shumë gjëra d i shihni me një sy tjetër. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme nga punët që do bëni në shtëpi. Nëse punoni nga shtëpia jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini goxha rezultate, madje më shumë nga sa mendonit.

Advertisement
Continue Reading

Horoskop

Bëni edhe pak më shumë durim. . ./Astrologia Meri parashikon keto 9 shenja per javen qe vjen , sipas horoskopit

Published

on

Dashi

Gjatë kësaj jave do ju realizohen të gjitha ëndrrat dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Nëse keni një lidhje jeta juaj nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marre vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Bëni edhe pak më shumë durim. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mundojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.

Demi

Këtë javë nuk duhet të kërkoni më shumë sesa do jepni sepse vetëm sa do lëndoheni. Ju të dashuruarit duhet patjetër të bëni ndryshime në jetën tuaj sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamase. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Do e ndryshoni edhe perceptimin që kishit për dashurinë. Sipas astrologes, në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.

Advertisement

Binjakët

Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë këtë javë duhet t’i pranoni gabimet dhe të mundoheni t’i ndreqni. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë mjaft sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xheloze. Do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.

Gaforrja

Dielli do e bekojë jetën tuaj këtë javë dhe do iu japë energji të pashtershme. Jeta juaj në çift do jetë e mbushur me emocione të forta, por ato do jenë si pozitive ashtu edhe negative. Ju beqarët do kenë më shumë fat se asnjëherë më parë dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak orësh. Edhe në planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund të hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jetë problematik, megjithatë mirë do jetë të bëni kujdes nga ndryshimet e motit. Në punë do i keni të gjithë planetët në krah kështu që keni për të arritur më shumë nga sa mendonit. Po mundët ndihmojini pak edhe kolegët.

Advertisement

Luani

Kjo do jetë një javë vendimtare për ju. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Ju beqarët duhet të jeni më të kujdesshëm dhe nuk duhet të besoni verbërisht tek fjalët e bukura që do ju thonë disa persona. Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi që iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata të tilla. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Në punë klima do jetë e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash të hidhni.

Virgjëresha

Do ndiheni shumë të përhumbur gjatë kësaj jave dhe nuk do përqendroheni tek gjërat thelbësore. Ndonjëherë do harroni edhe disa detaje të rëndësishme. Nëse doni që gjithçka të kthehet në favorin tuaj bëni plane dhe reflektoni me kujdes para se të veproni. Ata që janë në një lidhje mund të kenë edhe debate me personin që kanë në krah, por do i kalojnë shpejt të gjitha. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Që nga e mërkura mund ta ndryshoni edhe statusin. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë dhe nervoziteti do kalojë që ditët e para. Po u kujdeset më tepër për ushqimin do jeni në një gjendje akoma më të kënaqshme. Në punë do jeni produktive, por do ju duhet më shumë reflektim e përqendrim për të arritur me shpejt atje ku keni dashur.

Advertisement

Peshorja

Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Nëse jeni në një lidhje do i kaloni sfidat që do ju dalin këtë periudhe dhe gjendja do filloje të përmirësohet ndjeshëm. Ju beqarët do keni ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Do ju duhet ende kohë të prisni për ndryshime. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Sipas astrologes, gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga korenti. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur.

Akrepi

Ruajini objektivat gjatë kësaj dite dhe mos ndryshoni asgjë edhe pse në shumë momente mjedisi do ju bëjë të keni dyshime. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik ta kaloni partnerin në plan të dytë duke u marrë fillimisht me disa probleme familjare. Flisni sa më hapur me të dhe shpjegojani me kujdes situatën. Ju beqarët do keni disa probleme dhe nuk do e keni shumë mendjen për të flirtuar me. Financat do mbeten të mira deri në momentin që ju do shpenzoni shuma të mëdha. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë për shkak të stresit dhe ankthit që do ju pushtojë shpesh. Fatmirësisht jeta profesionale nuk do jetë e keqe dhe gjërat do ju ecin mirë. Disa madje mund edhe të ndryshojnë profesion dhe të fitojnë më tepër.

Advertisement

Shigjetari

Këtë javë fokusi juaj do jetë familja. Çdo gjë tjetër vjen pas saj. Nëse jeni në një lidhje Hëna ka mundësi të ndikoje pozitivisht tek jeta juaj sentimentale dhe emocionet do jenë shumë herë më të forta. Nuk do mungojnë as surprizat e këndshme nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet t’i marrin gjërat me qetësi dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitoheni. Kjo javë do jetë e mbushur me të papritura fantastike. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja jo vetëm që nuk do ketë më probleme, por ka mundësi që të jetë edhe më e begatë. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa probleme. Nuk do prekeni as nga virozat e stinës. Në punë do jeni në rrugën e duhur për të arritur atë që dëshironi. Vazhdoni kështu dhe të gjithë do ju mbajnë në gojë për suksesin që do arrini.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave nuk do jeni më nën presion për asgjë dhe mund të filloni disa projekte të mëdha. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lirë për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.

Advertisement

Ujori

Gjatë kësaj jave do jeni shumë energji dhe gjallëri. Do e merrni cdo gjë me optimizëm. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë e veçantë. Do kaloni plot momente romantike së bashku me partnerin tuaj dhe emocionet gjithë kohës do jenë pozitive. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi ta teproni me kërkesat për të gjetur princin e kaltër pasi askush nuk është perfekt dhe pa të meta. Buxheti nuk do jetë i keq. Përfitoni për të shlyer sa më parë borxhet e marra sepse më vonë do e keni më të vështirë. Shpenzimet kryejini me maturi gjithmonë. Shëndeti ka për të qenë shumë herë më i mirë. Tashmë nuk do ndieni më as dhimbje shpine si më parë. Në punë nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse gabimi më i vogël mund t’ua prishë të gjitha planet.

Peshqit

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Shëndeti do jetë problematik ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Ne pune fillimi i javës do jete goxha pozitiv, ndërkohë që pas të enjtes ka rrezik që situata t’iu dale jashtë kontrollit. 

Advertisement
Continue Reading

Trending