Horoskop
Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë. . ./Astrologia Susan Miller parashikon dhe flet per keto 9 shenja te horoskopit per javen qe vjen
Dashi
Këtë javë do keni energji pafund dhe ide shumë të bukura për ta zbukuruar jetën. Do dini si t’i organizoni gjithmonë gjërat dhe do ndodhin vetëm ngjarje pozitive. Në planin financiar do jetë Marsi ai që do ju mbështesë fort dhe do ju drejtojë në rrugën e duhur. Nuk do ketë vështirësi. Gjendja shëndetësore do vijë duke u përmirësuar pas të enjtes. Do e gjeni kurën për t’u qetësuar edhe nëse keni shqetësime kronike.
Demi
Këtë javë ambienti në jetën tuaj pritet të jetë shumë më i qetë se më parë. Do e keni më të lehtë komunikimin me të gjithë dhe koha do kalojë më lehtësisht se më parë. Të ardhurat do përmirësohen tej mase edhe falë menaxhimit të mirë që keni bërë së fundmi, por edhe për shkak të ndihmës së të afërmve. Sipas astrologes, shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por as problematik. Mund të keni vetëm shqetësime të vogla që do kalojnë sa hap e mbyll sytë.
Binjakët
Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Mundohuni edhe të merreni me gjëra të ndryshme çdo ditë në mënyrë që mos e keni mendjen tek problemet e momentin. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mos e përdorni shumë kondicionerin.
Gaforrja
Gjatë kësaj jave do keni edhe ditë të trishtuara. Situata në të cilën ndodheni bën të vetën dhe as ju nuk mund të shpëtoni nga stresi. Në planin financiar çdo gjë do ju shkojë më së miri nëse tregoheni vigjilentë dhe të kujdesshëm. Në të kundërt duhet të bëheni gati për probleme. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë sidomos pas të mërkurës. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike bëni më tepër kujdes.
Luani
Mendohuni mirë këtë javë dhe mos bëni gjëra të pamenduara me kujdes. Kreativiteti do ju ndihmojë të arrini atë që doni. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive fale edhe mbështetjes së pakushtëzuar të familjareve. Shëndeti mund te ketë shqetësime të vogla ditët e para, por pas të martës gjendja do jetë shumë më e stabilizuar.
Virgjëresha
Për ju çdo gjë ka për të shkuar për mrekulli gjatë kësaj jave. Dielli, mjedisi ku do jetoni dhe të afërmit do ju shtojnë gëzimin dhe buzëqeshjen. Shpesh do iu duket sikur më parë keni qenë thjesht në një ëndërr të keqe. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për probleme.
Peshorja
Kjo javë do jetë përgjithësisht e këndshme. Komunikimi juaj me të gjithë do jetë i shkëlqyer e kështu do e kaloni më mirë kohën. Mundet edhe të eksperimentoni gatime interesante. Sipas astrologes, financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë. Tre ditët e para do jeni të stresuar dhe do ndiheni pa fuqi, por më vonë situata do qetësohet.
Akrepi
Herë pas here do ju dalin edhe probleme gjatë kësaj jave, megjithatë falë të afërmve do mund t’i kaloni të gjitha. Të gjithë do iu flasin ëmbël dhe do iu bëjnë më optimistë. Në planin financiar do ekzistojë gjithë kohës ekuilibri dhe mund të bëni pa frikë edhe ndonjë shpenzim të vogël për gjërat më të domosdoshme. Shëndeti do jetë i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Konsumoni gjellëra dhe ushqime të shëndetshme.
Shigjetari
Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi. Në disa momente do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar, vetëm se çdo gjë duhet ta bëni online. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe morale dhe do iu duket vetja të pamposhtur nga asgjë.
Bricjapi
Këtë javë duhet patjetër të bëni ndryshime në mënyrë që asnjë çast të mos jetë i mërzitshëm. Ju mund të gjeni mënyra nga më të ndryshme për ta kaluar kohën, mjafton të mendoheni. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervoze, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin.
Ujori
Këtë javë prioritet do ketë familja, fëmijët dhe të afërmit. Do ju kushtoni edhe më shumë rëndësi atyre dhe do flisni herë pas here në telefon dhe në kamera. Perspektivat financiare janë goxha të mira. Do arrini ta mbani gjithë kohës gjendjen të qëndrueshme dhe do i kryeni edhe shpenzimet e nevojshme. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të mbetet e mirë edhe pse mund të keni herë pas here shqetësime elementare.
Peshqit
Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Shumë gjëra d i shihni me një sy tjetër. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme nga punët që do bëni në shtëpi. Nëse punoni nga shtëpia jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini goxha rezultate, madje më shumë nga sa mendonit.
Horoskop
Lodhja e madhe në punë do sjellë probleme. . ./Astrologu Paolo Fox parashikon keto 8 shenja per ndryshime te medha
Dashi
Mërkuri do ju bëjë shumë energjikë gjatë kësaj jave dhe do jeni të pandalshëm. Ju të dashuruarit nuk duhet të bini pre e intrigave të disa personave dhe të debatoni ashpër me partnerin tuaj. Xhelozia juaj do jetë e pajustifikuar dhe do hapni probleme të kota. Nëse jeni beqarë do keni takime të rëndësishme dhe shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Në planin financiar si gjithmonë do shpenzoni pa maturi dhe situata do vazhdojë të jetë e paqëndrueshme. Lodhja e madhe në punë do sjellë probleme shëndetësore. Jo vetëm që do jeni nervozë, por mund të keni dhimbje koke dhe shpine. Në punë do jetë javë e ngarkuar. Do bëni mirë t’i merrnit gjërat shtruar sepse askush nuk do ua dijë për nder.
Demi
Nëse keni shpresuar për një javë plot hare dëshirat nuk do ju plotësohen. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë e tensionuar dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Partneri do jetë më kokëfortë se ju dhe nuk do bëjë asnjë tolerim. Ju beqarët do e lini veten të udhëhiqeni nga pasioni dhe do kaloni momente shumë të këndshme. Për ju është më i rëndësishëm momenti, jo e ardhmja. Për shkak të shpenzimeve të nevojshme që do kryeni, situata do ketë disa tronditje në fillim të javës. Për shëndetin duhet të kujdeseni më tepër. Mos neglizhoni asnjë shqetësim sado të vogël. Sipas astrologut, në punë do iu vendosin përpallë sfidave të vështira, por ju do i kaloni më shumë sukses.
Binjakët
Merrini gjërat shtruar këtë javë dhe mos kërkoni asgjë me ngulm pasi vetëm ashtu nuk do lëndoheni. Nëse jeta juaj në çift ka kohë që nuk po shkon ashtu si duhet, kërkoni një mënyrë për ta sqaruar sa më parë situatën. Nëse zgjidhja e fundit është ndarja bëjeni këtë që të jeni më të qetë. Ju beqarët do afroheni shumë me një mik të vjetër dhe nga fundi i javës pritet të ndodhë diçka e veçantë. Në planin financiar duhet vendosur një strategji strikte kursimi. Po vazhduat të shpenzoni do keni probleme. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë me shqetësime. Mire do ishte të fillonit ndonjë dietë të lehtë, pa e ekzagjeruar. Në planin profesional do ndërmerrni iniciativa të mëdha dhe do arrini shumë afër qëllimit final.
Gaforrja
Shfrytëzojeni sa më shumë të mundeni çdo moment gjatë kësaj jave sepse do kënaqeni pafund. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë shumë më harmonike dhe në krahët e partnerit do ndiheni më të dashuruar. Edhe pse të angazhuar me shumë punë do e gjeni kohën për të kaluar pak kohë me të dashurin e zemrës. Ju beqarët ka shumë mundësi të bëni çdo lloj çmendurie vetëm që gjendja sentimentale t’iu ndryshojë. Miqtë do iu japin edhe një ndihmë. Në planin financiar do kryeni edhe transaksione të rëndësishme kështu që gjendja do mbetet e qëndrueshme. Shëndeti ditët e para do jetë delikat, por me kalimin e kohës do vijë duke u stabilizuar. Në punë duhet të ruani vetëkontrollin në mënyrë që gjërat t’iu ecin si duhet.
Luani
Mërkuri do ndikojë shumë këtë javë në jetën tuaj në çift dhe do ua ndryshojë ritmin që keni ndjekur deri më tani. Për ju të dashuruarit pritet të vijë një periudhë e mirë. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do dini si të kërkoni falje. Ju beqarët do ndiheni tërësisht të braktisur nga yjet dhe do e vuani tej mase këtë pjesë. Sado që do mundoheni nuk do arrini dot ta bëjnë për vete atë që pëlqeni. Edhe gjendja financiare do lërë shumë për të dëshiruar. Do tundoheni nga disa objekte dhe nuk do pyesni për harxhimet. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të mbetet e mirë edhe për disa kohë nëse tregoheni të kujdesshëm. Në punë, mundi i kohëve të fundit do japë frytet e veta. Keni për t’u ndier më së miri dhe madje do përfitoni edhe ngritje në detyrë.
Virgjëresha
Për shkak të vështirësive që do ketë kjo javë mundohuni të jeni disi më të logjikshëm me çdo fjalë apo veprim. Jeta juaj në çift do kalojë një periudhë mjaft delikate. Në shumë momente do keni dyshime për atë që keni në krah dhe do e pyesni gjerë e gjatë. Mund edhe ta lëndoni pa dashje. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe jeta do iu ndryshojë rrënjësisht. Gjërat ndodhin atëherë kur më pak i pret. Financat do kenë përmirësime të vogla, por që do ju ndihmojnë të dilni nga situata ku ndodheni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, megjithatë do ndiheni pak më mirë se disa kohë më parë. Në punë do filloni projekte të rëndësishme dhe mjaft fitimprurëse. Mos e ndalni veten për asnjë çast dhe bëni atë që do ju duket më e logjikshme.
Peshorja
Gjatë kësaj jave do jetë Venusi që do ju mbështesë dhe do ju mbajë larg problemeve. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e keqe. Të dy do tregoheni tolerantë dhe do kërkoni falje për gabimet që keni bëre dikur. Ju beqarët do keni takime të mrekullueshme dhe më në fund edhe ju do përjetoni emocionet e të qenit çift. Sipas astrologut, në planin financiar duhet një strategji më e mire për të arritur stabilizimin e buxhetit. Kërkoni ndihme nëse nuk mundeni dot vete. Shëndeti nuk do jetë problematik. E vetmja gjë që mund t’iu bëjë të ndiheni keq është nervozizmi. Jeta profesionale do ketë më shumë vështirësi sesa ju mendonit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe rregullojini me qetësi problemet.
Akrepi
Për fat të keq gjërat nuk do ju ecin shumë mirë këtë javë. Ambienti për ju që keni një lidhje do jetë i trazuar dhe i mbushur me debate. Nuk do mungojnë as ofendimet për njëri-tjetrin. Ju beqarët do influencoheni njëkohësisht nga shumë planetët. Disa do iu bëjnë më të hapur e disa të tjerë do iu frenojnë të dilni nëpër takime. Mirë do ishte të ndiqnit zemrën. Financat nga ana tjetër nuk pritet të jenë të këqija. Do kryeni transaksione të rëndësishme dhe e ardhmja do përmirësohet. Shëndeti do jetë paksa delikat. Do keni probleme me gjumin dhe me rezistencën fizike. Pini çdo darkë një filxhan kamomil. Në punë do jeni më të vendosur se kurrë për të arritur atje ku dëshironi. Priten projekte të mëdha.
Shigjetari
Këtë javë do jeni me shumë fat. Planetët do ju përkëdhelin tej mase. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë e qetë dhe pa të reja. Mundohuni të paktën të mos e lini pas dore njëri-tjetrin sepse kjo do sjellë probleme më vonë. Ju beqarët do jeni të papërqendruar dhe nuk do arrini dot të krijoni një lidhje të qëndrueshme. As kjo javë nuk do jetë e duhura për ju. Buxheti fatmirësisht do jetë i mirë. Vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat dhe të mos shpenzoni kuturu. Shëndeti në përgjithësi do jetë i qetë. Pak kujdes duhet të bëni nëse jeni me dietë. Në punë do iu bëhen propozime interesante të cilat nuk duhet t’i humbni. Vetëm në këtë mënyrë do arrini atje ku keni pasur gjithmonë synim.
Bricjapi
Mos i merrni gjërat me nxitim gjatë kësaj jave sepse po gabuat nuk do ringriheni dot lehtësisht. Nëse keni një lidhje tregohuni pak me tolerantë sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia me të do mbetet e qëndrueshme. Lërini pas problemet e së shkuarës. Ju beqarët do fiksoheni pas personave ose shumë më të vegjël ose shumë më të mëdhenj se vetja. Kujdes sepse ndryshimi i madh në moshë rrallë herë sjell harmoni pa kufi. Me financat do jeni shumë të kujdesshëm dhe do shpenzoni nga pak. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime që lidhen me organin tretës dhe me kolesterolin. Në punë do keni fatin të provoni edhe sfida të reja vetëm që të ndryshoni rutinën e gjërave dhe të provoni veten. Kujdes vetëm me padurimin.
Ujori
Këtë javë do keni një aftësi të adhurueshme për t’u përshtatur dhe kjo do ju ndihmojë të ecni përpara. Ju të dashuruarit shprehini sa të mundni ato që ndjeni gjithë këtë jave sepse vetëm në këtë mënyrë do mund ta mbani afër partnerin tuaj. Po e latë pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë pa e kuptuar. Ju beqarët do keni çdo ditë takime, por ai mbresëlënësi do realizohet ditën e enjte. Me financat duhet të tregoheni akoma më të matur se më parë. Gjendja nuk do jetë e mirë për shkak se do ju kërkohet me ngulm të shlyeni borxhet e marra më herët. Gjendja shëndetësore do jetë goxha delikate. Mos pini medikamente kot së koti, por flisni sa me pare me një mjek. Në punë priten ndryshime të mëdha, prandaj do ju duhet shumë mund për t’u përshtatur.
Peshqit
Mundohuni që të gjitha emocionet që do ndienin këtë javë t’i shprehni, jo t’i mbani për vete. Ju të dashuruarit do ngrini shumë dyshime për lidhjen që keni ndërtuar dhe gjërat nuk do ecin ashtu si i keni dëshiruar. Mund të keni edhe ndonjë debat me partnerin në momentin që më pak e prisni. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të angazhuar me çështje të rëndësishme dhe nuk do gjeni kohë për të dale me persona që do iu bëjnë ftesa. Dijeni se koha ikën shpejt dhe më pas çdo gjë do jetë më e vështirë. Financat do jenë përgjithësisht të mira dhe nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Gjendja shëndetësore herë pas here do ketë shqetësime. Mos neglizhoni asgjë, por flisni me mjekët. Në punë do mundoheni fort që të arrini atje ku keni dashur dhe për këtë do përballeni edhe me inatet e kolegëve.
Horoskop
Bëni edhe pak më shumë durim. . ./Astrologia Meri parashikon keto 9 shenja per javen qe vjen , sipas horoskopit
Dashi
Gjatë kësaj jave do ju realizohen të gjitha ëndrrat dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Nëse keni një lidhje jeta juaj nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marre vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Bëni edhe pak më shumë durim. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mundojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.
Demi
Këtë javë nuk duhet të kërkoni më shumë sesa do jepni sepse vetëm sa do lëndoheni. Ju të dashuruarit duhet patjetër të bëni ndryshime në jetën tuaj sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamase. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Do e ndryshoni edhe perceptimin që kishit për dashurinë. Sipas astrologes, në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.
Binjakët
Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë këtë javë duhet t’i pranoni gabimet dhe të mundoheni t’i ndreqni. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë mjaft sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xheloze. Do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.
Gaforrja
Dielli do e bekojë jetën tuaj këtë javë dhe do iu japë energji të pashtershme. Jeta juaj në çift do jetë e mbushur me emocione të forta, por ato do jenë si pozitive ashtu edhe negative. Ju beqarët do kenë më shumë fat se asnjëherë më parë dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak orësh. Edhe në planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund të hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jetë problematik, megjithatë mirë do jetë të bëni kujdes nga ndryshimet e motit. Në punë do i keni të gjithë planetët në krah kështu që keni për të arritur më shumë nga sa mendonit. Po mundët ndihmojini pak edhe kolegët.
Luani
Kjo do jetë një javë vendimtare për ju. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Ju beqarët duhet të jeni më të kujdesshëm dhe nuk duhet të besoni verbërisht tek fjalët e bukura që do ju thonë disa persona. Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi që iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata të tilla. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Në punë klima do jetë e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash të hidhni.
Virgjëresha
Do ndiheni shumë të përhumbur gjatë kësaj jave dhe nuk do përqendroheni tek gjërat thelbësore. Ndonjëherë do harroni edhe disa detaje të rëndësishme. Nëse doni që gjithçka të kthehet në favorin tuaj bëni plane dhe reflektoni me kujdes para se të veproni. Ata që janë në një lidhje mund të kenë edhe debate me personin që kanë në krah, por do i kalojnë shpejt të gjitha. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Që nga e mërkura mund ta ndryshoni edhe statusin. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë dhe nervoziteti do kalojë që ditët e para. Po u kujdeset më tepër për ushqimin do jeni në një gjendje akoma më të kënaqshme. Në punë do jeni produktive, por do ju duhet më shumë reflektim e përqendrim për të arritur me shpejt atje ku keni dashur.
Peshorja
Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Nëse jeni në një lidhje do i kaloni sfidat që do ju dalin këtë periudhe dhe gjendja do filloje të përmirësohet ndjeshëm. Ju beqarët do keni ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Do ju duhet ende kohë të prisni për ndryshime. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Sipas astrologes, gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga korenti. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur.
Akrepi
Ruajini objektivat gjatë kësaj dite dhe mos ndryshoni asgjë edhe pse në shumë momente mjedisi do ju bëjë të keni dyshime. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik ta kaloni partnerin në plan të dytë duke u marrë fillimisht me disa probleme familjare. Flisni sa më hapur me të dhe shpjegojani me kujdes situatën. Ju beqarët do keni disa probleme dhe nuk do e keni shumë mendjen për të flirtuar me. Financat do mbeten të mira deri në momentin që ju do shpenzoni shuma të mëdha. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë për shkak të stresit dhe ankthit që do ju pushtojë shpesh. Fatmirësisht jeta profesionale nuk do jetë e keqe dhe gjërat do ju ecin mirë. Disa madje mund edhe të ndryshojnë profesion dhe të fitojnë më tepër.
Shigjetari
Këtë javë fokusi juaj do jetë familja. Çdo gjë tjetër vjen pas saj. Nëse jeni në një lidhje Hëna ka mundësi të ndikoje pozitivisht tek jeta juaj sentimentale dhe emocionet do jenë shumë herë më të forta. Nuk do mungojnë as surprizat e këndshme nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet t’i marrin gjërat me qetësi dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitoheni. Kjo javë do jetë e mbushur me të papritura fantastike. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja jo vetëm që nuk do ketë më probleme, por ka mundësi që të jetë edhe më e begatë. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa probleme. Nuk do prekeni as nga virozat e stinës. Në punë do jeni në rrugën e duhur për të arritur atë që dëshironi. Vazhdoni kështu dhe të gjithë do ju mbajnë në gojë për suksesin që do arrini.
Bricjapi
Gjatë kësaj jave nuk do jeni më nën presion për asgjë dhe mund të filloni disa projekte të mëdha. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lirë për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.
Ujori
Gjatë kësaj jave do jeni shumë energji dhe gjallëri. Do e merrni cdo gjë me optimizëm. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë e veçantë. Do kaloni plot momente romantike së bashku me partnerin tuaj dhe emocionet gjithë kohës do jenë pozitive. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi ta teproni me kërkesat për të gjetur princin e kaltër pasi askush nuk është perfekt dhe pa të meta. Buxheti nuk do jetë i keq. Përfitoni për të shlyer sa më parë borxhet e marra sepse më vonë do e keni më të vështirë. Shpenzimet kryejini me maturi gjithmonë. Shëndeti ka për të qenë shumë herë më i mirë. Tashmë nuk do ndieni më as dhimbje shpine si më parë. Në punë nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse gabimi më i vogël mund t’ua prishë të gjitha planet.
Peshqit
Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Shëndeti do jetë problematik ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Ne pune fillimi i javës do jete goxha pozitiv, ndërkohë që pas të enjtes ka rrezik që situata t’iu dale jashtë kontrollit.
Horoskop
Vitaliteti juaj do të jetë i lartë dhe. . ./Horoskopi i sakte per daten 10 Qershor nga astrologet e famshem
Dashi
Vitaliteti juaj do të jetë i lartë dhe do të ndjeni dëshirën për të ndryshuar diçka në jetën tuaj. Në punë mund të lindë nevoja për të shprehur qartë kërkesat dhe ambiciet tuaja. Kujdes të mos ngatërroni vendosmërinë me nervozizmin. Në dashuri, një gjest i papritur mund të sjellë më shumë afërsi dhe qetësi në marrëdhënie.
Demi
Kjo ditë favorizon stabilitetin dhe ndërtimin e planeve afatgjata. Përkushtimi juaj në punë do të vlerësohet dhe mund të shihni rezultatet e para të përpjekjeve të fundit. Në aspektin sentimental, lini mënjanë dyshimet dhe xhelozinë. Harmonia në çift do të forcohet përmes besimit dhe komunikimit.
Binjakët
Do të jeni në qendër të vëmendjes dhe plot ide të reja. Një mundësi interesante profesionale mund të paraqitet papritur, ndaj vlerësojeni me kujdes para se të merrni vendime. Në dashuri do të jeni më tërheqës se zakonisht dhe do të dini si të fitoni vëmendjen e personave që ju interesojnë.
Gaforrja
Kjo do të jetë një ditë reflektimi dhe qetësie. Do të ndjeni nevojën të kuptoni më mirë emocionet dhe dëshirat tuaja. Nëse keni nevojë për pushim, mos hezitoni t’i kushtoni kohë vetes. Një bisedë e sinqertë me një person të afërt mund t’ju ndihmojë të shihni gjërat më qartë.
Luani
Do të jeni protagonistë dhe shumë persona do të kërkojnë mendimin ose ndihmën tuaj. Në punë do të dalloheni për aftësitë drejtuese dhe vendosmërinë. Megjithatë, mos harroni të kujdeseni edhe për mirëqenien fizike. Në dashuri, karizma juaj do të tërheqë vëmendje dhe admirim.
Virgjëresha
Dita kërkon përqendrim dhe organizim. Mund t’ju duhet të zgjidhni një çështje të rëndësishme që kërkon kujdes ndaj detajeve. Përpjekjet tuaja do të vlerësohen nga personat e duhur. Në dashuri, shmangni kritikat e tepërta dhe tregoni më shumë mirëkuptim ndaj partnerit.
Peshorja
Qielli favorizon marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Do të jeni të aftë të zgjidhni keqkuptime dhe të krijoni harmoni rreth vetes. Në punë, diplomacia juaj do të jetë arma më e fortë. Mbrëmja premton emocione të bukura dhe momente romantike.
Akrepi
Intuita juaj do të jetë shumë e fortë dhe do t’ju ndihmojë në vendime të rëndësishme. Në punë mund të lindin mundësi të favorshme, sidomos nëse duhet të negocioni ose të firmosni marrëveshje. Në dashuri, është koha të lini pas inatet e vjetra dhe të hapeni ndaj emocioneve të reja.
Shigjetari
Do të ndiheni të motivuar për të zgjeruar horizontet dhe për të provuar eksperienca të reja. Në punë mund të merrni lajme pozitive ose të krijoni kontakte të vlefshme. Energjia është e mirë, por shmangni teprimet. Në dashuri, njohjet e reja mund të rezultojnë më interesante sesa prisnit.
Bricjapi
Qëndrueshmëria dhe vendosmëria do t’ju ndihmojnë të përballoni çdo sfidë. Në punë do të ecni përpara me siguri dhe pa u ndikuar nga pengesat e vogla. Mund të jetë një moment i mirë për të investuar në njohuri ose mjete të reja pune. Familja do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj.
Ujori
Kreativiteti juaj do të jetë në kulm dhe idetë origjinale nuk do të mungojnë. Në punë mund të surprizoni të tjerët me një propozim inovativ. Mos u shqetësoni nga kritikat, sepse vizioni juaj është përpara kohës. Në dashuri, kërkoni dikë që ndan ëndrrat dhe idealet tuaja.
Peshqit
Ndjeshmëria dhe intuita do të jenë pikat tuaja më të forta. Do të dini të ndihmoni njerëzit që ju rrethojnë me fjalët e duhura. Në punë përpiquni të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos shpërqendroheni. Një lajm i mirë në mbrëmje mund t’ju sjellë më shumë qetësi dhe optimizëm.
-
Horoskop1 week agoDo iu bie shiu i parave/Astrologia Meri Gjini parashikon keto 5 shenja per daten 3 Qershor 2026
-
Horoskop1 week agoDo keni shume fat ne dashuri/Astrologia Meri Shehu parashikon keto 10 shenja te horoskopit per daten 11 Qershor 2026
-
Horoskop4 days ago
Do qeshni, do ndjeni gëzim në shpirt/Astrologu Jorgo Pulla ben parashikimin per keto 5 shenja me date 13 Qershor 2026
-
Horoskop1 week agoShumë pengesa kanë për t’u zhdukur si me magji/Astrologia Meri Gjini parashikon keto 5 shenja te horoskopit per daten 13 Qershor 2026
-
Horoskop1 week agoNga Gaforrja te Peshqit/Astrologia Meri Gjini thote dhe flet per 4 shenjat me te bekuara te dates 9 Qershor 2026
-
Horoskop4 days agoHerë pas here do gjendeni edhe në situata delikate/Astrologia Meri Shehu parashikon kete shenje, per daten 12 Qershor 2026
-
Horoskop4 days agoËndrra juaj më në fund do të bëhet realitet/Kjo eshte shenja me me fat,sipas astrologeve Meri Gjini dhe Meri Shehu, per daten 8 Qershor 2026
-
Horoskop1 week agoNëse i lini gjërat pas dore, mos prisni mrekulli/Astrologu Jorgo Pulla thote per keto 8 shenja me date 4 Qershor 2026

